MENU
klinika

Nesër merret vendimi

A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Asnjë formë presioni ndaj gjykatësve

02.03.2023 - 23:00

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk ka komentuar se ccfarë do të ndodhë me regjistrimin e kësaj force për zgjedhjet e 14 Majit, në rast që gjykata nuk do të ketë nesër një vendim.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si do të vepronte në kushtet kur Partia e Lirisë ka ccuar kërkesën për regjistrim në KQZ, Berisha tha se nuk ka ndër mend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Sot PL ka ccuar kërkesën për t’u regjistruar. Nëse vendimi shtyhet ose i ccohet Alibeajt ccfarë do bëni ju?

Berisha: Nuk kam ndër mend të bëj asnjë formë presioni ndaj gjykatësve. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen absolute se në asnjë komb ai që nuk është palë në një proces nuk mund të legjitimohet.

Fevziu: Nëse nuk gjykata e shtyn vendimin, ccfarë do bëni?

Berisha: Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm të këtyre gjykatësve.

Fevziu: Rrezikoni të mos hyni në zgjedhje…

Berisha: Ashtu mendoi edhe Ramiz Alia në vitin 1991, por nuk shkoi ashtu. Ky është revolucion, që synon të përmbysë një monizëm.