MENU
klinika

2 viktima dhe 2 të plagosur

Aksidenti i frikshëm në Sauk/ Makina ra nga mbikalimi mbi kofanon e një mjeti tjetër

09.03.2023 - 19:56

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Saukut, tek mbikalimi. Një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi duke çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj.

Policia ka konfirmuar se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.