MENU
klinika

Dokumenti

Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

21.03.2023 - 13:03

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në kërkesën e dorëzuar ditën e sotme, shkruhet se është ankimuar regjistrimin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjithashtu, aty theksohet se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.

Në kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se marrëveshjes  i mungon elementi për përcaktimin e  kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, shkruhet në kërkesë.

Kujtojmë se Berisha krijoi koalicion për zgjedhjet e 14 majit me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i jep mundësi demokratëve që të bëhen pjesë e zgjedhjeve lokale dhe kandidatët e përzgjedhur nga Primaret, të garojnë me siglën e koalicionit.

DOKUMENTI

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”