Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford sqaroi në një intervistë ndikimin që do kishte amnistia në Shqipëri dhe tek klima e biznesit.
Ai theksoi se amnistia fiskale do shërbente si hapja e një porte për pastrimin e parave.
Madje ndikimin kjo do ta ketë tha Crowford edhe në fushatë elektorale.
“Unë kam qenë kundër amnistisë fiskale. Një hap në një drejtim për legalizimin e pastrimit të parave e nuk duhet të jetë.
Ne i kemi mekanizmat e duhur që janë në funksion, por propozimi për amnistinë do të thotë që ne do mbyllim sytë e do heqim procedurat që ekzistojnë.
Nëse themi që cdo person mund të sjellë 2 milionë euro, duke mbyllur sytë do jetë problem jo vetëm për bankat këtu, për mua është derë e hapur për pastrim parash, për problemet me fushatën se po të vijë dikush me para droge e të thotë që unë kam 10 milionë, okej njëri nga partia do thotë që unë kam 9 njerëz të partisë që mund të vijnë të ndihmojnë e do pastrojnë paratë e tyre por dhe më jep mua një shumë për fushatën edhe kaq.
Besoj që kjo ka shumë probleme nga shumë anët. Dhe nëse do ishte pranuar në Shqipëri nuk do ishte pranuar nga sistemi bankar ndërkombëtar, nuk është një problem i taksës. Se ne duhet të dimë nga vjen ky lek, nga ndërtimi, nga bananet, mollët, nga taksistët.
Nëse nuk dimë nga vjen leku, do mbushet prapë ekonomia me të njëjtin lekë të zezë.
Cdo shqiptar amerikan nuk do përfitojë nga ky propozim, as ata që kanë green card.
Nuk e di për ata që janë në Francë apo Gjermani. Nga pikëpamja amerikane nuk do ketë ndikim fare pozitivisht”, u shpreh ai. /Panorama tv