MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Armatosja e Rusisë do të ishte një marrëzi e Kinës!

14.03.2023 - 09:30

Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse për forcat ruse në Ukrainë, sipas administratës Biden.

Ky veprim, nëse lideri kinez Xi Jinping e miraton atë, do të ishte një gabim i tmerrshëm, jo ​​vetëm për sigurinë dhe prosperitetin ndërkombëtar, por edhe për interesat e vetë Pekinit.

Bota tashmë është duke vuajtur efektet e luftës shkatërruese të Vladimir Putinit.

Deri më tani, Kina ka mbajtur me zgjuarsidistancën e saj, duke i kushtuar vëmendje partneritetit të saj me Rusinë, duke iu përmbajtur kryesisht sanksioneve perëndimore. Politika e saj gjatë vitit të parë të luftës së Moskës ka qenë një pengesë. Pavarësisht kërkesave për armatim nga Kremlini, Kina deri më tani ka dërguar vetëm ndihma jovdekjeprurëse, si helmeta dhe parzmore.

Në të njëjtën kohë, ajo ‘ka korrur’ përfitimet e izolimit ndërkombëtar të Moskës duke blerë naftë ruse të lirë që nuk dërgohet më në Evropë dhe duke rritur tregtinë e dyanshme me Moskën.

Xi nuk e ka dënuar luftën e pajustifikuar të agresionit të Kremlinit, por megjithatë ka luajtur një rol të dobishëm duke e paralajmëruar Putin që të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Dhe muajin e kaluar Kina ofroi një të ashtuquajtur plan paqeje, i cili, për arsye të mirë, nuk nxiti pothuajse aspak interes.

Në fund të fundit, Pekini nuk është një palë neutrale, pasi e ka deklaruar veten aleate me diktaturën e njollosur me gjak të Putin.

Që Pekini të largohej nga politika e tij e neutralitetit pro-rus, do të përshpejtonte armiqësinë me Shtetet e Bashkuara dhe do të ripoziciononte Kinën jo vetëm si një rivale të SHBA, por edhe si një kundërshtare kërcënuese në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Çfarëdo tjetër që Pekini mendon se mund të arrijë duke rimbushur arsenalin e varfëruar të Moskës, është e qartë se armët dhe municionet e reja do t’i mundësonin Rusisë të derdhte më shumë gjak, të shkatonte më shumë infrastrukturë, më shumë qytete dhe të merrte më shumë jetë në Ukrainë.

Kjo do ta konsideronte Kinën si një ‘horr’ ndërkombëtar, dhe me të drejtë. Për më tepër, do të ishte hipokrite, dhe ka të ngjarë të zemërojë Indinë, Brazilin dhe vendet e tjera në zhvillim që janë përpjekur të qëndrojnë neutrale.

Kjo është vetëm një arsye psenë të cilën një vendim i Pekinit për të armatosur forcat ruse në Ukrainë do të ishte irracional.

Do të ndikonte gjithashtu në marrëdhëniet tregtare të Kinës në të gjithë botën, duke shkaktuar një seri reagimesh ndëshkuese nga vendet perëndimore që do të komplikonin problemet ekonomike tashmë të frikshme të Pekinit.

Administrata Biden dhe aleatët e saj evropianë kanë paralajmëruar për një përgjigje të tillë.

Interesat afatgjata të Kinës, tregtare dhe të tjera, varen shumë më tepër nga Perëndimi sesa nga Rusia. Tregtia e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën do të ishte e ndjeshme ndaj sanksioneve nëse Pekini i hedh benzinë ​​zjarrit në Ukrainë duke dërguar armë në Rusi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO janë destinacioni, së bashku, për më shumë se një të katërtën e eksporteve kineze; aleatët e SHBA, përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, përbëjnë të paktën 10 për qind të tjera. Në të kundërt, Rusia renditet nr. 15 në listën e destinacioneve të eksportit të Kinës në vitin 2021, që përbën vetëm 2 për qind të eksporteve, megjithëse tregtia midis dy vendeve është rritur që atëherë.

Kina është eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë. Dërgimi i armëve të saj për përdorim rus në Ukrainë do të përfaqësonte një pikë kthese të madhe si për luftën ashtu edhe për vetë politikën e Pekinit.

Revista gjermane Der Spiegel raportoi se Rusia ishte në bisedime me një firmë kineze të aviacionit për të blerë 100 dronë sulmues, të cilët përdoren për të shkatërruar rrjetin elektrik të Ukrainës. The Post, duke cituar zyrtarët amerikanë, raportuan se Pekini po m4endon nëse do të dërgojë predha artilerie për forcat ruse, rezervat e të cilave janë pakësuar pas muajsh të tëra që i gjuanin me një ritëm që shpesh i afrohet 10,000 në ditë.

Pse do ta shfrytëzonte Xi këtë shans?

Një shpjegim është se udhëheqja kineze, e cila ka shprehur zemërim në rritje me atë që e quan politikën e Uashingtonit për të “frenuar” Kinën, ka vendosur për një zhvendosje strategjike nga globalizimi dhe angazhimi me Perëndimin.

Kjo mund të përshpejtojë kohën që parashikojnë planifikuesit e Pentagonit për një sulm të mundshëm kinez në Tajvan dhe konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Nëse ky është sinjali që Pekini dëshiron të dërgojë, pajisja e Rusisë me armë për të vrarë ukrainasit do të ishte një hap i madh drejt arritjes së tij.

Një tjetër shpjegim i mundshëm është se Kina, pavarësisht se ka shprehur shqetësimin për efektet e luftës në sigurinë dhe tregtinë ndërkombëtare, mund ta shohë zgjatjen e saj si të favorshme, duke devijuar SHBA-në nga fokusi.

Në fakt, një luftë e zgjatur, pavarësisht ndikimit të saj në Perëndim, do të kishte një efekt më të madh në varfërimin e mëtejshëm të Rusisë, duke zvogëluar kështu vlerën e saj si një partner strategjik për Pekinin.

Pushtimi katastrofik dhe i paprovokuar i Moskës e ka ekspozuar regjimin e Putin për atë që është – tiran, i korruptuar, fuqi aspak e frikshme ushtarake siç mburrej se ishte. Nëse Xi imagjinonte se Putin do të ishte një kundërpeshë e frikshme ndaj asaj që ai e konsideron si fuqinë mbizotëruese të Shteteve të Bashkuara, ai do të zhgënjehet.

Në fakt, Rusia është bërë një albatros për Kinën, dhe dyfishimi i ritmit duke armatosur forcat e paaftë të Kremlinit vetëm sa do të dëmtonte pozitën e Kinës në botë.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al