MENU
klinika

"Përgjegjësia personale"

Arrestimi i Lefter Allës, PS: Nuk marrim në mbrojtje askënd

20.03.2023 - 12:37

Përgjegjësi personale e ka quajtur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.

“E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit