MENU
klinika

Transportonte drejt Shqipërisë naftë kontrabandë

Arrestohet kapiteni rus i anijes

02.03.2023 - 11:03

Policia ka arrestuar kapitenin rus të anijes që pak ditë më parë transportonte rreth 22500 ton naftë kontrabandë.anija-me-nafte-kontrabandee

Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi dhe akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Po ashtu policia thotë se ka sekuestruar edhe sasinë e naftës së kontrabanduar dhe anija që e transportonte atë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë, 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

KAPJA E ANIJES ME NAFTE
Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Karburanti nga vendet me embargo, malli u porosit nga Piro Bare

Kapet naftë ruse pa leje, Policia ndalon anijen me 22 500 tonë