Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja, 60 vjeçe. Për pasojë janë plagosur 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një e mitur 10 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se lokali i Muratiti ishte nën sekuestro nga policia. Objektiv i atentatit dyshohet të jetë vëllai ose xhaxhai i 32-vjeçarit Sahit Murati. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Fatjon Muratit i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles. Mësohet se ka qenë kanë qenë dy motorë në lëvizje që kanë qëlluar në drejtim të ambientit të lokalit çka provoi se kishim të bënim me një atentat të mirë organizuar mafioz. 32-vjeçari ka rënë në pranga më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik.
Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. “Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati, 50 vjeç, Astrit Meraj,42 vjeç, Emanule Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.