MENU
klinika

1.5 miliardë lekë

Balluku: Investimi për urën e Bunës do të ndahet përgjysmë

13.03.2023 - 15:46

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha pas mbledhjes së sotme të Këshillit  të Ministrave se kanë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë.

Bëhet fjalë për projektin e urës së Bunës, për të cilën u dakordësua gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi. Në fjalën e saj Balluku bëri të ditur investimi do të ndahet 50 me 50 me Malin e Zi, pra një investim që shkonë në 1.5 miliardë lekë.

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve. Rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50.” -u  shpreh Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Batuta e Ramës: Ju keni rroga të larta, ne...

Ndërtimi i urës/ Abazoviç: 20 milionë eurot t’i ndajmë në mes!

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, axhenda