MENU
klinika

“Politika nuk ka moshë, por ka nevojë të rigjenerohet”

Bamir Topi: Ky vend duhet të qarkullojë elita

24.03.2023 - 12:52

Në studion e ‘Tirana Live’ në ABC News, ish-Presidenti Bamir Topi komentoi situatën në PD ndërsa përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit kanë nisur.

Ndër të tjera Topi tha se vendi duhet të qarkullojë elita, ashtu si ndodh në Ballkan, Europë e SHBA.

“Kam një ndjenjë të dyfishtë sa i përket situatës në PD. Më vjen keq se kam historinë time, por me vjen edhe mirë. Ka një shprehje ‘që të ftillohet duhet të turbëllohet’.

Kur unë flas për kontrollin e procesit, nuk kam parasysh thjesht një proces. Kam parasysh që ky vend duhet të qarkullojë elita. Ato që drejtojnë partitë janë 30 vite.  Elita politike, qoftë presidentët në SHBA janë ndërruar disa.

Ke elitën politike europiane. Shih situatën në Ballkan, kanë qenë të tjerë kanë ardhur të tjerë. Në Shqipëri, kanë qenë e janë. Po të mos kishin pas mburojë ligjore, pakënaqësia është e tillë që s’do i kishin zgjedhur.

Kur flas nuk flas për një parti, por për parimet e demokracisë. Politika nuk ka moshë, kemi pas figura të mëdha në karrige me rrota, por nga ana tjetër ka nevojë të rigjenerohet me njerëz të rinj.”u shpreh ndër të tjera Topi.