MENU
klinika

"Kosova ka përgjegjësi aktive"

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

21.03.2023 - 11:00

Analisti nga Kosova, Berat Buzhala thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga takimi i Ohrit, megjithëse nuk u firmos nga asnjë prej palëve. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Buzhala shprehet se Kosova ka marrë përgjegjësi aktive në këtë marrëveshje, dhe kjo është për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të thotë që serbët e Kosovës do të formojnë një Parlament që do të ketë kompetenca vetëm për komunat serbe. Por Buzhala sheh një rrezik në këtë aspekt.

“Çka është rreziku më i madh i Asociacionit në botëkuptimin tim është grupi politik sepse më në nuk do të jetë i rëndësishëm zv/Kryeministri i Kosovës që është serb, nuk do të jetë i rëndësishëm deputeti serb në Kuvendin e Kosovës. Do të jetë i rëndësishëm referenca politike. Nëse ky Parlament i tejkalon kompetencat e tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca finale që thotë gabim, anulohet ky vendim. Domethënë është e parashikuar me draft-statutin që e kanë parashikuar gjermanët, Gjykata Kushtetuese është instanca finale”.

Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin e konsideron politikanin më gënjeshtar në Ballkan, e kjo në aspekt të qëndrimeve që ka mbajtur për Asociacionin.

“Nuk është aq tragjike sa duket nëse Albin Kurti nuk e do kishte bërë aq tragjike dhe tani për t’i ikur emrit Asociacion po shpik lloj-lloj. Ky po gënjen. Albin Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan aktualisht sa i përket politikës. E ka pranuar marrëveshjen. Albin Kurti ka fituar më 14 Shkurt 2021, ka bërë fushatë me muaj të tërë ka thënë kurrë nuk do bëj marrëveshje me Serbinë. Asnjëherë. Nuk e pranoj Asociacionin, pa kërkuar falje Vuçiç nuk ulem në tavolinë. Dy vite me dialog po merret”.

Në takimin e Ohrit, sipas Buzhalës, është Kosova ajo që ka marrë përgjegjësi aktive, kurse Serbia sipas tij është pasive pasi nuk do të ndryshojë asnjë ligj.

“Serbia ka marrë përgjegjësi pasive në marrëveshje. Është zotuar që nuk do lobojë kundër Kosovës. S’ka nevojë, e bën Rusia atë. Asnjë ligj nuk ka për të ndryshuar Serbia si pasojë e kësaj marrëveshje. Ne kemi marrë përgjegjësi aktive. Ne do ta themelojmë Asociacionin që këta e kanë quajtur një organizatë për vetëmenaxhim”, tha Albin Kurti.