MENU
klinika

Sot vendimi për vulë/ “Mendon se do e lërë PD jashtë zgjedhjeve”

Berisha ia thotë prerë Ramës: Do të përjashtojmë nga Shqipëria

03.03.2023 - 14:40

Teksa sot jepet vendimi nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së, se kujt do i kalojë, Alibejat apo Berishës, nga protesta e opozitës vjen dhe reagimi nga kryedemokrati.

Berisha ia bëri të qartë Ramës, nga protesta se nuk do e shkatërrojë dot PD-në, por se ai do të ikë nga pushteti.

“10 mijë dollarë dreka, janë vjedhje xhepi për këtë, se vjedhjet e tjera janë qindra herë më të mëdha. firmos 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë. Vjedhja e së ardhmes, është akti më makabër. Në këto 10 vite u larguan shqiptarët, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë që kanë ikur jashtë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt zhdukjes, dhe ky mendon se do të jetoj diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’u thënë se; Edi Rama sot ke para, banka, por me asgjë nuk mundesh kurrë që të mposhtët idealet e këtyre qytetarëve. Idealet e këtij revolucioni. Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtën, votën dhe çdo gjë dhe e ktheu në sektin e rilindjes. Ai kërkon që të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne jemi këtu sa të jetë toka, nuk do të lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama i tmerruar, kërkon të marrë vulën e PD-së"

Meta i prerë nga bulevardi: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje

“Do t’i shkurtojmë ditët e qeverisjes Ramës”

Berisha mesazh mes shiut nga protesta