MENU
klinika

“Do t’i shkurtojmë ditët e qeverisjes Ramës”

Berisha mesazh mes shiut nga protesta

03.03.2023 - 14:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta e opozitës deklaroi se opozita është e vendosur që t’i shkurtojë ditët e qëndrimit qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se do të vijojë aksioni përmes revolucionit demokratik.

“Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rektutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet”, tha ai, duke mos u ndalur as nga shiu që ka nisur të bjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manekinë të veshur me veshje të burgosurish e foto të Ramës dhe McGonigal

Mesazhe që vijnë nga protesta e opozitës

“Dorëhiqu, mos përdor pushtetin për mbrojtje diplomatike”

Meta mesazh të prerë Ramës para protestës

“Rama i tmerruar, kërkon të marrë vulën e PD-së"

Meta i prerë nga bulevardi: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje