MENU
klinika

“Dorëhiqu, mos përdor pushtetin për mbrojtje diplomatike”

Meta mesazh të prerë Ramës para protestës

03.03.2023 - 13:40

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga selia e Partisë së Lirisë për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Pasi ka dalë nga selia ai i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Rama duke i thënë të mos përdorë pushtetin e pozitës për mbrojtje diplomatike dhe të dorëhiqet nga posti.

“Protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk kam asnjë thirrje, vetëm qytetarët të ndërgjegjësohen sepse në këtë mënyrë kjo qeveri bandë po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot jepet verdikti për vulën e PD-së

Nis marshimi drejt Kryeministrisë