MENU
klinika

I moshuari: Rama na mori shpirtin...

I riu tregon arsyet se pse iu bashkua protestës së opozitës: Po ikën ‘truri’ i vendit

03.03.2023 - 13:13

Një i ri që është bërë pjesë e protestës së sotme të opozitës, tha për gazetarin e News24 Osman Stafa se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë çdo ditë.

Sipas tij plaga më e madhe e vendit është shpopullimi i Shqipërisë nga rinia.

“Arsyeja kryesore që marrim pjesë në protestë, është qeverisja e keqe e Ramës, largimi i të rinjve. se dimë se kur do mbyllet kjo plagë. Kam miqtë e mi, shokët e mi që ikin. Po na ikën ‘truri’ njerëz të shkolluar po ikin jashtë, ky është problem. Çdo i ri duhet t’i bashkohet protestës jo me pikëpamje politike, por për një jetë më të mirë.”, tha ai.

Ndërkohë, një i moshuar që ka zgjedhur të vijë nga Lezha për t’iu bashkuar protestës tha se Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët, ndërsa për vete ha dreka dhe darka me vlerë 10 milionë.

“Jam një qytetar i thjeshtë nga Lezha. Unë nuk kam ardhur se ka bërë thirrje Berisha, unë kam ardhur vetë. Këta janë ata që sot më kanë lanë aty ku kam qenë për kështu kemi pasur regjimin enverian, e rrëzuam e thamë se po shpëtojmë me këtë kryeministër që bën tallje e njerëz që vriten rrugëve. Ai i fut 10 milionë dreka darka me këta bosët, se nuk më intereson ai McGonigal, por ekonomia ime familjare.”, tha protestuesi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do ta vëmë me shpatulla pas muri këtë mazhorancë”

Julian Deda: Vendimin për fatin e PD e ka dhënë shumica, gjykata t’i bindet