MENU
klinika

“Do ta vëmë me shpatulla pas muri këtë mazhorancë”

Julian Deda: Vendimin për fatin e PD e ka dhënë shumica, gjykata t’i bindet

03.03.2023 - 12:35

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda u shpreh në Panorama TV pak para nisjes së protestës të opozitës se qeveria po merr cdo lloj mase për të parandaluar një protestë paqësore.

“Unë them atë që ndiej për këtë protestë, mendoj se unë kam ndjesi shumë të mira, pjesëmarrja do të jetë masive qytetarët po mblidhen në disa pika. Është krejt normale që në të protestojmë sot pas kaq viteve me këtë shtet grasosh, shteti të rrëshket nga duart, sikur ti merrte këto masa kundër krimit do ishim krejt ndryshe sot. Kundër kujt po i merr këto masa shikoj policët që po ngrohen në diell, jemi në një shtet që merr në cdo masë për të parandaluar një protestë paqësore dhe nuk merr masa që ti rrisë mirëqënien këtij vendi, është normale që të protestohet. A ka konsum ky vend ky kryeministër.

Si mund ti besosh shumicën socialiste njerëzit po dalin të shprehin dufin e vet si e interpretojnë ata janë mjeshtra për ta bërë fikun molë, sot e di që është vendimi po për ne ka pak rëndësi këtu nuk jemi për të bërë presion por të vazhduar një seri protestash revolucioni me të cilat ne mendojmë që do ta vëmë me shpatulla pas muri këtë mazhorancë.

I ke kudo nëpër mediat, rrugë njerëzit që vetëm kanë ankesa për paga të ulëta, gjoba, ideja është që ca do bëjmë do rrimë ta shohim nga kafja, jo ne do të protestojmë se këta e marrin për presion se di ca presioni është ky.

Vendimin e ka dhënë shumica e demokratëve që është Berisha, shumica vendosi për statutin e ri të PD, gjykata ti bindet shumicës. McGonigal është maja e ajsbergut të korrupsionit të kësaj qeverie., poshtë McGonigal ka një rrjet të tërë që vetëm zhvasin njerëzit.

Në një shtet demokratik protesta duhet të jenë paqësore, por në një shtet që do të ushtrojë dhunë mbi ty ti si do të përgjigjesh”, tha Deda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN