MENU
klinika

"I japim Ramës goditje fatale"

Berisha: Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e fuqishëm

15.03.2023 - 15:27

Në limitet e afateve ligjore për të regjistruar koalicionet, opozita pritet të dorëzojë sot në KQZ marrëveshjen mes disa forcave politike që do të përbëjnë edhe koalicionin opozitar.

Gazetari Osman Stafa bëri të ditur se deri tani janë të paktën katër parti të kampit të djathtë që do të jenë pjesë e koalicionit ku do të futen edhe kandidatët e Primareve të Sali Berishës.

Mësohet se Partia e Lirisë e Ilir Metës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat i Artur Roshit do të jenë katër forcat politike, pa përjashtuar edhe parti të tjera që mund të bashkohen deri në mbrëmje, që do të përbëjnë koalicionin opozitar.

 

 

“Bashkimi për Ndryshim”, është njëri prej varianteve që po diskutohet për tu quajtur koalicioni i djathtë, ndërkohë që në orët e pasdites do të mësohet edhe emri zyrtar.

Burimet bëjnë të ditur se partitë kanë rënë dakord që në zgjedhjet për kryetarin e bashkive të mbështesin kandidatin e dalë nga Primaret të organizuara nga ish kryeministri Berisha. Ndërkohë që në zgjedhjet për këshillat bashkiakë, partitë do të dalin me një listë të përbashkët ku pesha e secilës forcë politike do të jetë vendimtare në renditjen e kandidatëve, veçanërisht në pjesën fituese të listës.

E gjithë kjo lëvizje e ish kryeministrit Berisha erdhi pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’ia lërë Enkelejd Alibeajt vulën dhe logon e Partisë Demokratike, duke e lënë Berishën pa parti në këto zgjedhje.

“Qytetarët janë në mobilizim të paparë, për ti dhënë Shqipërisë të ardhmen që meritojnë. Duhet që të merret, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike, e quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kaput të meduzës, midis këtyre dy termave, nuk ka asnjë dallim substancial në dallim me krimin, e kanë filluar të zbërthehet dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstrueoze me afera korrupsioni me zëra të pavarur dhe korruptiv. Kanë filluar të zbërthehet dhe të nxjerrin kokë, tre ditë më parë ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon si njeriun që përcolli në Dubai, Amant Josifin. Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën.

Nga ana tjetër përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në këtë zgjedhje,  morën fund, dështoi me turp. Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e fuqishëm me të cilën i jep Ramës dhe monizmin goditje fatale me datë 14 maj.”, ka thënë Berisha.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN