MENU
klinika

Foto me bashkëshorten dhe vajzën

Berisha uron 8 Marsin: Mirënjohje të pakufijshme për fisniket dhe të bukurat e familjes!

08.03.2023 - 12:44

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai teksa ka publikuar një foto krah bashkëshortes Liri Berisha dhe vajzës së tij, ku shpreh mirënjohje për gjithçka, që gratë, nënat , vajzat  motrat kanë bërë për familjen dhe kombin.

“Gëzuar 8 Marsin.

Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar!”, shkruan Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë