MENU
klinika

Ja çfarë pritet

Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë, takim me Ramën

15.03.2023 - 10:52

Përfaqësuesi i Larti i BE njëherësh Zëvendëspresidneti i Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ditën e sotme do të vizitojnë Shqipërinë.

Ashtu si dhe u bë me dije më herët Borrell do të zhvillojë takime në Tiranë më 15-16 mars.

Ditën e sotme ai pritet që të takojë kryeministrin Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Më pas kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një shkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN