MENU
klinika

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”

Braktisi garën, kandidati i dorëhequr i Korçës tregon arsyet

29.03.2023 - 10:16

Gjergji Gjata, i cili u dorëhoq nga kandidimi për kryetar Bashkie në Korçë, ku përfaqësonte grupin e Alibeajt, ka reaguar sërish duke treguar detaje nga ky vendim.

Ai bashkë me 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të Partisë Demokratike u tërhoqën nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023. Sipas Gjatës, në mënyrë të paprecedentë vendimin e dy personave, një ish deputet dhe kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj, janë ndryshuar listat e kandidatëve dhe janë dorëzuar të reja, pa bërë asnjë informim.

“PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët.

Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak.”, thuhet në reagim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat për këshillat bashkiakë në 16 bashki

PD zyrtare për 14 majin/ Alibeaj çon në KQZ listat