Këtë të enjte brenda ambienteve të banesës ku ka jetuar Dan Hutra, vrasësi serial i cili ditën e djeshme ekzekutoi me kallashnikov tre gra në kryeqytet ka qenë kamera e Euronews Albania ka qenë Në këtë banesë kanë jetuar e ëma e Dan Hutrës, vëllai i tij së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët.
Në momentin që Dan Hutra ka lënë qelitë e burgut, ata janë zhvendosur në një tjetër banesë.
Prej më shumë se 6-muajsh banesa në zonën e Vaqarrit, është dhënë me qera te disa persona të tjera. Qiramarrësit janë larguar menjëherë sapo kanë mësuar se vëllai i autorit të krimit të djeshëm është personi që u ka dhënë me qera banesën.
Fqinjët deklarojnë se nuk e kanë parë shumë Dan Hutrën në lagje, për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar në burg.
Familjarët e vrasësit serial janë larguar jashtë vendit. Mësohet se fqinjët kanë deklaruar jashtë kamerave se i vëllai që banonte në këtë banesë e kishte mohuar Dan Hutrën si vëlla.
Fqinjët flasin me përshtypje pozitive në lidhje me të ëmën e Dan Hutrës dhe personave që banonin në këtë banesë.
Hutra u vu në pranga të mërkurën pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.
Ai ekzekutoi me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.
Ai është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, në Kamzë dhe plagosjes së një tjetër shtetaseje në Astir. Hutra rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases Dafina Havalja.