MENU
klinika

Zbulojeni!

Çfarë ndodh me trupin nëse pini ujë me limon për 30 ditë

10.03.2023 - 09:15

Ju ndoshta keni dëgjuar se uji me limon, nëse pihet me stomakun bosh, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.

Përveç kësaj, limoni ndihmon në alkalizimin e trupit dhe rivendosjen e ekuilibrit të pH në të.

Por çfarë ndodh nëse e pini këtë “pije” aromatike për 30 ditë? Dietologia Jordan Powers Willard ka treguar më shumë rreth efekteve që i sjell trupit tonë.

Siç tregon ajo, uji me limon mund të ndihmojë shumë shëndetin, por edhe bukurinë. Kështu ajo kreu një eksperiment 30-ditor në të cilin e pinte vazhdimisht këtë pije për një muaj, dhe rezultatet i publikoi në një rubrikë në faqen e internetit “Eat This Not That!”.

Nutricionistja tregoi se pinte 8-12 gota ujë me limon në ditë, duke shtuar 30 mililitra lëng limoni në secilën, si dhe tulin dhe lëvozhgën e prerë. Pas një muaji, ajo vuri re se flokët, thonjtë dhe lëkura e saj u forcuan ishin dhe më të shëndetshme.

Përveç kësaj, përdorimi i përditshëm i kësaj pije ndikoi edhe në lëkurën e Jordanit, gjendja e saj u përmirësua në mënyrë drastike. Çehrja u bë dukshëm më e lëmuar, skuqjet në fytyrë u zhdukën edhe në periudhën para menstruacioneve, kur hormonet ndikojnë në krijimin e akneve.

Gjithashtu, gjatë gjithë muajit presioni i gjakut ka qenë brenda kufijve normalë dhe ngërçet e natës në muskujt e këmbëve janë zhdukur.

Një anë tjetër pozitive e pirjes së ujit me limon ishte se ajo mësoi të kontrollonte oreksin e saj dhe simptomat e PMS u lehtësuan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekreti qëndron tek kjo recetë ideale

“Humba 20 Kg vetëm me limon!”

Aktorja e 'James Bond' e infektuar me Koronavirus

“Ha hudhra dhe pi ujë me limon”!

6 arsye përse duhet ta bëni çdo ditë

1 gotë ujë i ngrohtë në stomak bosh


Shkak, përdorimi i makiazhit dhe parfumit

Vajzat po fillojnë pubertetin në moshë të vogël

Çfarë mund të bëni për t’i trajtuar ato?

Ngërçet e këmbëve, si shkaktohen