“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë profesionet që favorizojnë variçet?
Mjeku: Përveç faktorëve gjenetikë, ka edhe profesione që i favorizojnë më shumë. Vend të parë zënë ato profesione ku personi duhet të rrijë në këmbë dhe pa lëvizur. Këtu përfshihet dentisti, banakieri, vetë kirurgu, i cili është i detyruar në sallë të operojë, berberi, parukieri.
Gjithashtu, të riskuar janë edhe ata persona që ngrenë pesha të rënda. Kush punon me pesha të rënda si pasojë e rritjes së presionit të gjakut ka prirje për t’iu shfaqur variçet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.