MENU
klinika

Ish-banorja e “Big Brother VIP”

Diola Dosti: Kam ftuar ish-burrin të bëjë pushime me mua

18.03.2023 - 13:10

Diola Dosti një nga konkurentet e shtëpisë së Big Brother VIP, ka treguar jetën pas daljes nga reality-show ku qëndroi më shumë se 3 javë.
E ftuar së fundmi në “Glamour Zone” Diola sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin i cili është 9 vite më i ri në moshë se ajo, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.
E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja cili është “çmimi” që ai duhet të paguajë

Dhunoi me grushta dhe shqelma ish-partneren, reperi ndëshkohet nga qeveria!

"Jam e gatshme të rrezikoj"

Dua Lipa del në mbrojtje të Gazës

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”

Mozzik konfirmon lidhjen me vajzën e politikanit shqiptar