15.03.2023 - 11:19
SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces.
Kështu u shpreh Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Presidenca e Serbisë, Escobar do të bisedojë sot në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Pas Beogradit, Escobar do të vizitojë edhe Prishtinën.
Vizita e Escobar vjen një ditë vizitave zyrtare të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Inskenim apo telashe me Daçiçin
A do ta çojë Vuçiç Serbinë në zgjedhje për t’i ikur marrëveshjes?
Albin Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që…
“Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë”
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën
“Pasoja të rënda nëse s’pranojmë propozimin franko-gjerman”
SHBA i shtrëngon “darën” Serbisë?