MENU
klinika

‘Serial killeri’ në ndjekje të ish partnereve

Dëshmia e 40-vjeçares që u plagos me thikë në Astir

01.03.2023 - 19:09

Marjana Gurakuqi, 40-vjeçarja që u plagos me thikë në zonën e Astirit paraditen e sotme i ka konfirmuar hetuesve se personi që e ka qëlluar është Dan Hutra.

Gazetari Ervin Leka bën me dije për Panorama TV se Gurakuqi ka deklaruar se ka pasur njohje të mëparshme me autorin. Ky i fundit ka shkuar në biznesin në pronësi të saj në Astir ku i ka kërkuar disa para, pasi herë pas here i merrte para borxh.

Këtë herë, Gurakuqi kishte refuzuar t’ia jepte paratë dhe Hutra e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur. Fillimisht ajo nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të plagës që ka pësuar, ku mjekët kanë njoftuar policinë. Pasi është marrë në pyetje ajo ka pranuar rrethanat e ngjarjes duke treguar të gjithë zanafillën e saj.

Pas plagosjes së Gurakuqit, Hutra shkaktoi masakër në Paskuqan duke vrarë dy gra dhe la të plagosura dy të tjera, ndërsa dyshohet se vrau me armë edhe një 31-vjeçare në Kamëz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin