Vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes politike në Ohër, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se do të presë në një takim më 30 mars Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet për largimin e barrierave administrative lidhur me tregtinë mes dy shteteve.
Në këtë takim të parë do të diskutohet për barrierat që pengojnë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
“Takimi i parë do të zhvillohet në një dinamikë të vendosur, me qëllim që sa më shpejt të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve”, thuhet në njoftim dhe shtohet se kryetari i Dhomës Branko Azeski emëroi dy e këshilltarëve të tij për të moderuar takimin.