MENU
klinika

Ja për çfarë njihen

Njihuni me qytetet më të pazakonta në botë!

30.03.2023 - 09:37

Çdo qytet dhe qytezë në botë është unike, por disa vende janë aq të çuditshme apo të pazakonshme saqë vështirë mund të besohet se edhe ekzistojnë. Njihuni me disa nga vendet më të çuditshme në botë…

Longyearbyen, qyteti ku nuk mund të vdisni

Qyteti Longyearbyen është një vend ku zyrtarisht nuk mund të vdisni. Ekziston një varrezë në qytet, por nuk është përdorur për më shumë se 70 vjet. Arsyeja për këtë është klima e ftohtë, e cila i ndalon trupat të treten dhe i bën ata atraksion për kafshët e egra. Personat që janë të sëmurë dhe afër vdekjes transportohen diku tjetër me aeroplan.

Matmata, qyteti me shpella

Matmata, që gjendet në Tunizinë jugore, është qytet ku ende jetojnë njerëzit në shpella të nëndheshme. Në vitet 1970 janë ndërtuar shumë shtëpi në sipërfaqe, por vendasit preferojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre tradicionale nëntokë.

Chefchaouen, qyteti më i kaltër që ekziston

Muret, dyert, por edhe shkallët e qytetit të bukur të Chefchaouenit, Moroko, janë të nuancave blu. Një teori thotë se janë ngjyrosur nga hebrenjtë të cilët kanë jetuar aty, pasi ngjyra e kaltër është e shenjtë për ta. Ndonëse aty nuk jetojnë më hebrenjtë, tradita ende jeton.

Setenil de las Bodegas, qyteti në gurë

Qyteti Setenil de las Bodegas në Spanjë është atraksion turistik për të gjithë njerëzit e botës, kryesisht për shkak se është ndërtuar në një gur të madh bazalt. Ndonëse gjatë kohës kur shëtitni mund t’ju duket se gurët po iu bien në kokë, ata kanë qenë aty me shekuj të tërë dhe nuk lëvizin.

Colma, vendi ku më shumë ka të vdekur sesa të gjallë

Qyteti Colma, në Kaliforni, është shtëpi e 17 varrezave të mëdha. Numri i personave të vdekur e kalon numrin e të gjallëve me një proporcion prej 1000 me 1. Kjo ka ndodhur sepse një herë autoritetet kishin vendosur t’i rivendosnin të gjitha varrezat  afër San Franciskos në këtë qytet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë