MENU
klinika

“E marta e shenjtë”

Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

21.03.2023 - 10:47

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me të martën e shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij, teksa poston foto nga Kisha e Laçit.

Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout, 13 qershor. Pelegrinë të shumtë i drejtohen çdo të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN