Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën teksa ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga një bletë dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë. Pasi është vënë re nga të afërmit, i mituri është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.