MENU
klinika

Skrapar

E rëndë/ Pronari i bujtinës gjen të vdekur turistin francez

01.03.2023 - 11:21

Një turist francez që po qëndronte në një bujtinë në Skrapar, është gjetur i pajetë nga pronari. Mësohet se ka qenë vetë ky i fundit që ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka treguar se prej ditësh turisti 49 vjeçar qëndronte në bujtinën e tij.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit, shkruan newsbomb.al.