MENU
klinika

Nga ‘katharsis’ në Qarkun e Vlorës, te gratë e veriut!

Emrat e rinj të PS që kandidojnë për kryebashkiakë

26.03.2023 - 11:00

Kryesia e PS ka vendosur që vetëm 16 nga 61 kryetarët aktualë të bashkive të jenë emra të rinj në listën e kandidimit për garën e 14 Majit, ndërkohë që 45 të tjerë do të kenë mundësi për t’u rikandiduar për një mandat të dytë ose të tretë.

Të 11 drejtuesit e qarqeve që prezantuan njëri pas tjetrit emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste pas mbledhjes së Kryesisë shprehën besim se në 14 Maj të zgjedhurit e tyre do të marrin edhe votëbesimin e qytetarëve.

Risi në këto zgjedhje përbën qarku i Vlorës ku nga 7 bashki, vetëm në Himarë është lënë mundësia për rikandidimin e Jorgo Goros. Në 6 të tjerat, PS del me emra të rinj. Gjithashtu Lefter Alla në Bulqizë është zëvendësuar në kohë rekord, ndërsa në Divjakë Fredi Kokoneshi nuk do të rikandidojë më.

JavaNews sjell emrat e 16 kandidatëve të rinj të Partise Socialistë në zgjedhjet e 14 Majit:

Shkodër – Benet Beci

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli (ikën Mark Babani)

Gramsh- Besian Ajazi (ikën Klodian Taçe)

Librazhd – Mariglen Disha (ikën Kastriot Gurra)

Klos – Valbona Kola (ikën Ilmi Hoxha)

Bulqizë – Festime Mjeshtri (ikën Lefter Alla)

Libohovë – Leonard Hide (ikën Luiza Mandi)

Has – Halit Mulaj (ikën Adem Lala)

Patos – Fatjon Duraj (ikën Rajmonda Balilaj)

Divjakë – Josif Gorrea (ikën Fredi Kokoneshi)

Vlorë – Ermal Dredha (ikën Dritan Leli)

Selenicë – Nertil Bellaj (ikën Ismail Binaj)

Delvinë – Besmir Veliu (ikën Majlinda Qilimi)

Finiq – Romeo Çakulli (ikën Kristo Kiço)

Konispol – Erges Dule (ikën Shuaip Beqiri)

Sarandë – Olti Çaçi (ikën Ardian Gurma)