MENU
klinika

"Takim i frytshëm e miqësor"

Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Kim: Diskutuam për zgjedhjet vendore të 14 Majit

08.03.2023 - 15:40

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren Yuri Kim.

Alibeaj shkruan se kanë folur për zhvillimet e fundit në vend si dhe për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Ndër të tjera ai shkruan se “në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.