MENU
klinika

Apeli i GJKKO i shton dënimin

Fatos Tushe dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

01.03.2023 - 13:09

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Ky vendim e çon dënimin për Tushen më 3 vite e 4 muaj burg. Më herët, Tushe ishte dënuar nga shkalla e parë për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, duke u dënuar me 2 vite e 4 muaj burg.

Por tashmë, dënimi final është rritur dhe Fatos Tushe dënohet me 5 vite burg. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar, e çon dënimin e tij në 3 vite e 4 muaj. Ai duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe me `1 muaj burg.

Por si u arrestua Fatos Tushe? Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë. Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhet si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK kërkon dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg

Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen