MENU
klinika

“Gjatë pandemisë vendosa të transferohesha këtu, por nuk pata fat..."

Fshati turk që u fshi nga harta për shkak të tërmetit

03.03.2023 - 13:24

Fshati Bektashli, rrëzë maleve Amanos në lagjen Kirikhan të Hatay, i cili u shkatërrua nga tërmeti, përjetoi një “apokalips të vogël”. Fshati malor me 250 shtëpi, 55 kilometra nga qendra e qytetit Hatay dhe 18 kilometra nga Kirikhan, praktikisht u fshi nga harta nga tërmeti.

Konsiderohej si “perla e Amanos”, për shkak të natyrës së bukur dhe përrenjtë e rrjedhshëm, por në këtë fshat 95% e godinave u rrafshuan nga tërmeti. Pjesa tjetër, u shkatërrua nga rrëshqitja e dherave. Gurët e mëdhenj që tërmeti i fortë shkëputi nga malet ranë mbi shtëpitë, shkatërruan çdo gjë që i dilte përpara dhe shkulën pemët. Rrugët e fshatit janë mbyllur, raporton CNN Turk, ndërsa banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë larg fshatit për shkak të rrezikut për rrëshqitje të tjera.

“Fshati do të zhvendoset në një vend tjetër, po piketohet zona”, tha një banor i lagjes, Muhtar Enver Çagli. “Ishim brenda në shtëpi kur ra tërmeti. Gjithçka po shembje dhe u thashë fëmijëve të vraponin jashtë”, tregon ai momentet e panikut të 6 shkurtit. “Të gjitha shtëpitë u shkatërruan. Fshati ynë ishte shumë i bukur, një parajsë u zhduk. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të pafuqishëm”.

Mustafa Andiç kishte vendosur prej ca kohësh të zhvendosej në fshatin piktoresk, për të jetuar larg zhurmës së qytetit. “E ndërtova shtëpinë gjatë pandemisë. Do të transferohesha këtu, doja të jetoja mes kësaj panorame, por nuk pata fat”, thotë ai. “Sapo nisën lëkundjet u përpoqëm të largoheshim. Mezi ia dolëm. Çarja e tokës ka kaluar mes për mes oborrit tonë. Përjetuam një apokalips të vogël”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëgjojmë zërat e tyre, janë gjallë, por si nxjerrim dot nga rrënojat”

Katastrofë me mijëra viktima në Turqi, por situata më dëshpëruese në Siri!

Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”

Një ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti tragjik

Dëshmitë rrëqethëse/ “E nisën punën duke u lutur në Zot”

Mediat turke jehonë ekipit të shpëtimit shqiptar


Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër