Drita Elezi, gruaja 64 vjeçare që humbi dje në Karaburun, është gjetur nga ekipet e përbashkëta të Delta Forcë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas më shumë se 12 orësh, turistja nga Tirana po shoqërohet në polici për t’u takuar me familjarët.
Elezi ishte pjesë e një guide të nisur nga Tirana dhe pasditen e djeshme ishte shkëputur nga pjesa tjetër e grupit, duke humbur për pasojë kontaktet me ta.
Fatmirësisht, mëngjesin e sotëm rreth orës 09.30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases Drita Elezi në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:
Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.