MENU
klinika

Vijojnë kërkimet

Humbi në Karaburun, asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja!

13.03.2023 - 10:43

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja nga Tirana, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash. Për shkak të mjegullës në zonë, dyshohet se 64-vjeçarja ka humbur orientimin dhe është ndarë nga pjesa tjetër e guidës nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.

Që nga momenti kur ka humbur kontaktet nuk ka ende asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja Drita Elezi dhe kërkimet vijojnë nga ekipi i kërkim shpëtimit.

Kërkimet për 64-vjeçaren kanë nisur që ditën e djeshme, në momentin që u raportua se kishin humbur kontaktet me të. Që prej orës 19:10 të një ditë më parë, nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja, ndërsa kërkimet dje nisën në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku dhe kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.

Tashmë, punonjësit e policës dhe ata të ADZM po bëjnë sërish kërkime për gjetjen e saj.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë