MENU
klinika

Rrezikohet një “Hiroshima” në Europë

Incidenti që do të shkaktonte katastrofën e madhe

06.03.2023 - 09:24

Ish-Inspektorati Ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Moldavisë raportohet se njoftoi se forcat e armatosura të Transnistrias vendosën eksplozivë në të gjitha depot e armëve brenda rajonit separatist, duke përfshirë depon e municioneve në Kobasna, në mënyrë që nëse do të fillonte ndonjë operacion ushtarak, ai do të shkaktonte dëme katastrofik në disa pjesë të Moldavisë. Këto pretendime nga llogaria e OSINT Defender në Twitter nuk janë konfirmuar, por mjaftuan për të ngritur panik në Evropë. Rusia ka mbajtur një depo të madhe municionesh të epokës sovjetike në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria për tre dekada, pa mbikëqyrje të jashtme. Magazina në fshatin Kobasna është depoja më e madhe e municioneve në Evropën Lindore, ndonëse përmbajtja e saktë e saj ka qenë prej kohësh objekt spekulimesh nga vëzhguesit e jashtëm, të cilëve Moska dhe autoritetet separatiste Transnistriane i kanë mohuar aksesin. Depoja besohet se përmban rreth 20,000 ton municione në faza të ndryshme përdorimi ose degradimi, duke përfshirë municionet e tërhequra nga Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Nëse në atë vend do të kishte një shpërthim apo avari, pasojat mund të ishin katastrofike.

I barabartë me një tërmet me magnitudë 7.5 ballë

Depoja ushtarake e Kobasnës u ndërtua në vitet 1940 në rrethin Ribnita të Republikës Socialiste Sovjetike të atëhershme Moldaviane, tani një rajon separatist i Transnistrisë. Gjatë periudhës sovjetike, depoja e municioneve artilerie nr. 1411 ishte arsenali strategjik i Qarkut Ushtarak Perëndimor të BRSS. Shumica e municioneve u depozituan këtu pas tërheqjes së trupave sovjetike nga ish-Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), Çekosllovakia dhe vende të tjera të ish-Traktatit të Varshavës. Aktualisht, kjo magazinë mban rreth 20,000 tonë armë dhe municione, 57% e të cilave janë të vjetruara dhe nuk mund të përdoren apo transportohen, dhe qasja në zonë është rreptësisht e ndaluar, nën kontrollin e paqeruajtësve Transnistrianë dhe rusë. Një shpërthim i mundshëm i këtyre rezervave, të cilat nuk mund të transportohen do të shkaktonte një fatkeqësi ekologjike dhe njerëzore. Depoja e municioneve në Kobasna paraqet një rrezik serioz teknologjik dhe ekologjik jo vetëm për Moldavinë por edhe për Ukrainën. Në vitin 2005, Akademia e Shkencave e Republikës së Moldavisë publikoi një raport eksperti për kërcënimet që vijnë nga akumulimi i armëve në rajonin e Transnistrias. Shpërthimi eventual i magazinës ushtarake në Kobasna mund të krahasohet me shpërthimin e një bombe bërthamore prej 10 kilotonesh, e cila u hodh në qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945. Ekspertët theksojnë se shpërthimi i magazinës së municioneve në fshatin Kobasna do të çonte në një fatkeqësi humanitare dhe ekologjike në rajonin verilindor të Moldavisë dhe territorin e Ukrainës në një sipërfaqe prej 500 deri në 3000 kilometra katrorë. “Balkan Insight” shkruan se pas një shpërthimi të tillë “nuk do të mbetet asgjë e gjallë në një rreze prej 500 kilometrash”. Riciklimi dhe asgjësimi i armëve është në këtë rast mënyra e vetme për të parandaluar çdo shpërthim spontan të municioneve në magazinën ushtarake. Bisedimet dhe negociatat e shumta për evakuimin e tyre nga rajoni, si dhe kontratat e nënshkruara me zyrtarët rusë, nuk dhanë rezultat.

Trazirat në Moldavi

Trazirat e fundit në Moldavi ka nxitur shqetësimet se vendi mund të bëhet një vatër konfliktesh të reja në Evropë. Kievi, dhe tani Kishinau, përsërisin me këmbëngulje se Moska dëshiron të rrëzojë qeverinë pro-perëndimore moldave. Sandu njoftoi në fillim të muajit se plani i supozuar i Kremlinit përfshin shtetas të Rusisë, Bjellorusisë, Malit të Zi dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi dhe përpiqen të nxisin protesta në një përpjekje për të “zëvendësuar qeverinë legjitime me një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse”. Tre javë më parë, Moldavia ndaloi tifozët e Partizanit të ndiqnin ndeshjen e futbollit të 16 shkurtit në Kishinau. Fakti që Ukraina ka filluar të vendosë forcat e saj në kufirin me Moldavinë sugjeron gjithashtu se diçka e madhe po përgatitet në Kremlin. Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi më pas Kievin për “përgatitjen e një pushtimi të Transnistria” pas operacionit të ashtuquajtur “flamur të rremë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i ligjvënësit më të lartë të Rusisë

“‘Gjeni rubla’ nëse doni naftë, drithëra ose metale nga ne!”

Intervista e studiuesit bullgar për Deutsche Welle

“Muajt e ardhshëm, më të vështirët në historinë e BE”