MENU
klinika

Dallëndyshe Bici mori drejtimin e Kadastrës

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili emërohet në krye të IKMT

17.03.2023 - 13:06

Agim Ismaili do të jetë drejtori i ri i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Emërimi i tij në këtë post vjen pas largimit të Dallëndyshe Bicit, e cila shkoi në krye të Kadastrës Shqiptare.

Ismaili ka mbajtur për disa vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe do të mbahet mend si drejtuesi i parë që implementoi sistemin e izolimit të rreptë të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, “41 BIS”.

Më herët, Agim Ismaili ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe atë të nëndrejtorit në Agjencinë kundër Pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar si inxhinier elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992 dhe ka kryer master shkencor në Akademinë e Rendit, për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001. Më pas, ka kryer edhe studimet e larta dhe për Drejtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Merr masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion"

Prezantohet drejtoresha e Kadastrës, Rama i jep detyrën e parë