MENU
klinika

Falë projektit EU4Culture

Kalaja e Ishmit në proces restaurimi

05.03.2023 - 18:42

Kalaja e Ishmit është një nga sitet e trashëgimisë kulturore që po restaurohet në kuadër të programit EU4Culture.

E ndërtuar në vitet 1572-1574, rrënojat e saj u shpallën monument i kategorisë I në vitin 1977.

Përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur sot se kalaja po i nënshtrohet restaurimit falë projektit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Sipas saj, pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese kanë përfunduar dhe restaurimi po vazhdon me konsolidimin e terrenit dhe peizazhit në brendësi të kalasë.