Korporata elektronergjetike shqiptare ka nisur proceceduat e një blerjeje jo të zakontë të energjise. Bëhet fjalë për sigurimin e saj në terma afatgjatë, nga 3 deri ne 5 vite, procedurë që zhvillohet për herë të parë.
Blerja kërkohet të kryhet nga muaji qershor 2023 deri në qershor 2026 për kontratën 3- vjecare dhe deri në 2028 për kontraten 5- vjecare.
Kjo procedurë vjen në një moment kur është e nevojshme ulja e kostove dhe rreziqeve përballë një të ardhmeje jo të sigurt energjetike, e cila ka rënduar së tepërmi financiat publike të kompanisë.
Shprehja e interesit të kompanive do të jetë deri në 14 prill. Një nga kriteret e vleresimit të ofertave do të jetë cmimi më I ulët I ofruar. Në varësi të cmimit do të lidhet kontrata 3 apo 5 vjecare. Shitësi do të duhet të marrë përsipër edhe kostot e transmetimit.
Deri më sot KESH siguron energjinë nga importi, me blerje mujore. Më herët është tetnuar një blerje 1 vjecare e energjisë, por kjo praktikë nuk është realizuar.
Viti 2022 konsiderohet si më I vështiri në sektorin energjetik, pasi cmimet e energjisë kapën shifra marramëndëse, për një sërë faktorësh, por lufta Rusi-Ukrainë ishte më kryesorja njëmes tyre.
Vlera e importeve për vitin që lamë pas arriti në 400 mln euro, më e larta ndonjëherë. Gjatë një viti KESH importon 20-30 % të nevoja vjetore për konsum.