MENU
klinika

Studimi

Kimikatet e gjendura në produktet shtëpiake mund të ulin fertilitetin

27.03.2023 - 11:29

Ekspozimi i lartë ndaj atyre që njihen si “forever chemicals” mund të ndihmojë në shpjegimin se pse disa gra luftojnë për të mbetur shtatzënë, sugjeron një studim i ri.

Studimi zbuloi se nivelet e larta të substancave perfluoroalkil – të njohura si PFAS – në gjakun e nënave të ardhshme ishin të lidhura me deri në 40 përqind shanse më të ulëta për të arritur një shtatzëni të suksesshme.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Nju Jork, SHBA, thonë se gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë duhet të shmangin produktet që përmbajnë PFAS.

Çfarë janë PFAS?

PFAS janë kimikate të prodhuara nga njeriu dhe janë përdorur për dekada në një gamë të gjerë industrish për të bërë produkte rezistente ndaj nxehtësisë, ujit, yndyrës dhe njollave.

Kohët e fundit ato janë gjetur edhe në produkte, si letra higjienike.

Për shkak të lidhjeve të tyre shumë të forta fluor-karbon, këto kimikate nuk shpërbëhen lehtësisht në mjedis dhe në trupin tonë. Në vend të kësaj, ato grumbullohen për muaj apo vite.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur PFAS me një përgjigje më të dobët ndaj vaksinimit dhe një rrezik në rritje të llojeve të caktuara të kancerit, veçanërisht kancerit të veshkave dhe testikujve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”