24.03.2023 - 17:39
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë dhe po diskutojnë mbi mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se Kryesia ka propozuar dy kandidatura për garën elektorale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës.
Dy emrat e propozuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nëse ka hyrë për të fituar"
Bardhi: Këlliçi duhet të jetë kandidat i PD dhe jo i Ilir Metës
Vula në dorën e Alibeajt
A ka Berisha një plan B për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit?
Gabime drejtshkrimore dhe firma e munguar e Bashës