MENU
klinika

Kush janë 15 kandidatët

Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit

29.03.2023 - 18:01

Në listën e re të kandidatëve që përmbushnin kriteret ligjore ishin emra që kanë kandiduar dhe vitin që shkoi, por dhe hyrje të reja nga sistemi i drejtësisë si Vitore Tusha e Tartar Bazaj.

Tusha mbajti detyrën kryetares së Gjykatës Kushtetuese deri në muajin shkurt, duke u zëvendësuar më shumë se 4 vite pas përfundimit të mandatit. Në garë për Avokatin e Popullit u vetëkandidua edhe ish zëvendës/kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, ndërsa prej emrave në listë rikandidojnë nga procesi i përzgjedhjes i hapur një vit më parë.

Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që do të marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend. Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.
Thirrja u shty disa herë ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deklaruan se po negocionin për një emër konsensual duke i qëndruar traditës politike për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Por edhe pas negociatave, Kuvendi nuk arriti dot të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit pasi mazhoranca rrëzoi me votë dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidatët për Avokat të Popullit:
Ahmet Prençi
Alket Jaupi
Besim Ndregjoni
Bledar Dervishaj
Dardan Mustafaj
Drita Avdyli
Edison Frangu
Endri Papajorgji
Erald Aga
Ilirjan Rusmali
Lefterije Lleshi (Luzi)
Robert Gajda
Sokol Hazizaj
Tartar Bazaj
Vitore Tusha

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gara për Kushtetuesen, përjashtohen 3 kandidatë!

Çështjet e rëndësishme të shtatorit për Gjykatën

Në garë Rusmali, Braho, dhe këshilltari i Presidentit

Gara për Avokatin e ri të Popullit, 20 kandidat aplikojnë në Kuvend!

Nga 9 kandidatë, 3 u tërhoqën, 6 nuk plotësojnë kriteret

Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese