MENU
klinika

Vakancat

‘Kushtetuesja’, KED përjashton nga gara 4 kandidatë të tjerë

06.10.2020 - 10:58

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë për shqyrtimin e kandidatëve që garojnë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, vendosi t’u ndalojë kandidimin 4 prej tyre.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj, Zhaklina Peto”, bëhet me dije në njoftimin e KED.

Ndërkohë, KED vendosi të vijojë me procedurën e verifikimit për shqyrtimin e gjetjeve, për kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile, ditën e premte, datën 09.10.2020, ora 14.00.