MENU
klinika

"Edhe përparësen e stetoskopin e blejnë vetë"

Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Alimehmeti: S’ka pasur asnjë reflektim nga qeveria!

08.03.2023 - 23:07

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim për të parandaluar largimin e mjekëve nga Shqipëria.

I ftuar në emisionin “Open”, Alimehmeti renditi disa nga arsyet që sipas tij, detyrojnë mjekët që të largohen.

Ai shtoi se mjekët e rinj blejnë edhe mjetet e punës vetë pasi nuk ua siguron shteti.

Alimehmeti: Ky është një problem shumë i rëndë. Kemi 10 vjet që e kemi këtë problem, mjekët ikin për arsye të shumta. Nga institucionet nuk janë pyetur ndonjëherë pse ikin apo pse rrinë, për të rregulluar diçka. Në këtë tetor janë studentët e mjekësisë me organizmin e tyre që kanë bërë një anketim, dhe ka rezultuar se 92.5% duan të ikin. Nuk ka pasur asnjë reflektim në këtë drejtim.

Arsyet, së pari pagesa, mundësitë e avancimit në karrierë, specializimet afatgjata që janë hapur por janë pa pagesë, dhe e treta është siguria. Kjo është mundësia që u ofrojmë ne të rinjve. Po të dalësh dhe të bësh një anketim, se kush e ka blerë këmishën apo stetoskopin?

Do thonë vetë. Kur vjen puna që mjeti që punon mjeku është i blerë nga vetë ai, e kuptoni se për çfarë po flasim. Dhe ndaj të gjitha këtyre është vendosur të bëhet asgjë.