MENU
klinika

Mes tyre veterineri i bashkisë Sarandë

Lopë kontrabandë në Shqipëri! 5 të arrestuar nga policia

11.03.2023 - 12:56

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë pasi dyshohen se kanë vjedhur disa bagëti në Greqi. Gjatë kontrolleve u gjetën 25 krerë bagëti të ngarkuara në dy kamionë. Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur aktivitetin e këtyre personave, tashmë të arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrabandonin bagëti të trasha, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi, si dhe 5 aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim; A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë