MENU
klinika

Bën kërkesën e veçantë BE-së

Marrëveshja e Ohrit/ Presidentja Osmani hedh akuzat ndaj Serbisë

22.03.2023 - 18:56

4 ditë pas takimit te Ohrit dhe marrëveshjes së arritur, vendosi të flasë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo e nisi me akuza ndaj Serbisë, e cila ende pa kaluar 24 orë dha shenja se nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, duke e rrezikuar procesin.

Për këtë arsye Osmani tha se duhet të ketë edhe ndëshkime për këtë sjellje të shtetit serb pasi, sipas saj kjo marrëveshje është dypalëshe dhe jo një.

E para e vendit, konfirmoi raportimet e Euronews Albania më 18 mars, se Kosovës i janë ofruar disa versionet të aneks-marrëveshjes.

Kryetarja e shtetit të Kosovës shtoi se pavarësisht çfarë thuhet publikisht nga Serbia, në takime ajo ka pranuar t’i respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes bazë, te cilat nuk ndryshohen.

Presidentja Osmani po ashtu tha se ka qene në dijeni të zhvillimeve në Bruksel e Ohër dhe se ka kritika për paqartësitë që ka aneks marrëveshja, megjithatë pret që këto te sqarohen nga ndërmjetësuesi dhe të ketë presion që jo vetëm Kosova ta zbatojë atë, por edhe Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’