MENU
klinika

Përplasja e dy trenave në Greqi

Mitsotakis shpall tre ditë zie kombëtare

01.03.2023 - 11:20

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tre ditë zie kombëtare për 36 viktimat e aksidentit hekurudhor në Larisa të Greqisë.

Vendimi i tij hyn në datë sot në 1 mars deri në 3 mars, ku flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë.

Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë si dhe studentë. Ndërkohë, 53 prej tyre po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara!

Si ndodhi tragjedia në Greqi, pse treni ndërroi rrugë…