MENU
klinika

"Ngushëllime familjeve të viktimave"

Tragjedia me trenat në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

01.03.2023 - 11:13

Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar popullin grek pas tragjedisë me përplasjen e dy trenave gjatë natës në Larisa. Në një postim në Twitter, Rama thotë se “ndjen dhimbjen e fqinjëve” dhe se bashkohet në lutjet për familjet e viktimave.

Edi Rama: Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.

Reagimi vjen disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kabulli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara!

Si ndodhi tragjedia në Greqi, pse treni ndërroi rrugë…